Mosmarrëveshja në lidhje me "bibliotekën e Schneerson" mund të zgjidhet nga Gjykata e Arbitrazhit në Hagë, deklaroi të premten juristi kryesor i firmës "Muranov, Çernjakov & Partnerët", Dimitri Davidenko. Meqë gjykata amerikane nuk mund të vendosë për fatin e pronës që ndodhet në territorin e Rusisë dhe që është në pronësi të Federatës Ruse, vendimet e gjykatës së Uashingtonit mbi çështjen e bibliotekës Schneerson nuk kanë fuqi juridike detyruese. Sipas ligjit rus, mosmarrëveshjet mbi përcaktimin e pronësisë për një pronë të tillë zgjidhen vetëm në kuadër të juridiksionit të gjykatave ruse.

Së dyti, gjykata amerikane nuk ka të drejtë të marrë një vendim gjyqësor ndaj një shteti sovran, pasi në të drejtën ndërkombëtare ekziston parimi - "i barabarti mbi të barabartin nuk ka juridiksion".