Gjykata e Milanos nuk do të shtyjë shqyrtimin e çështjes ligjore të Silvio Berluskonit për akuzën e mashtrimit tatimor në lidhje me blerjen e të drejtave të transmetimit nga grupi i tij mediatik "Mediaset" në periudhën pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në muajin shkurt, njoftuan mediat lokale të premten.

Berluskoni në tetor të vitit 2012 paraqiti një ankesë në gjykatën e apelit, në të cilën kundërshton vendimin e mëparshëm të gjykatës që e dënoi atë me 4 vjet heqje lirie.

Avokatët e Berluskonit kanë deklaruar vazhdimisht se nga pikëpamja ligjore ish-Kryeministri nuk mund të jetë i pranishëm në seancën gjyqësore, pasi ai është lideri i koalicionit të qendrës së djathtë që merr pjesë në zgjedhjet parlamentare, dhe se shqyrtimi i çështjes ligjore do të pengonte fushatën zgjedhore të koalicionit. Pavarësisht nga këto argumente gjykata e refuzoi kërkesën e ish-Kryeministrit.