Nga Gjermania për në Mali mbrëmjen e të enjtes fluturuan dy aeroplanë ushtarakë të transportit "Transal", të cilët u drejtuan atje për transportimin e trupave ushtarake të Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) në kuadër të mbështetjes së operacionit ushtarak kundër militantëve islamikë, njoftoi ditën e premte përfaqësuesi zyrtar i Bundeswehr-it, i cili përgjigjet për Forcat Ushtarake Ajrore, Koloneli Holger Neumann.

Në misionin në fjalë marrin pjesë 12 ushtarakë të Bundeswehr-it - anëtarë të ekuipazhit të avionit. Secila makinë është e aftë të transportojë në një rrugë rreth 90 ushtarë.