Startimi i anijes kozmike ruse "Sojuz" me ekuipazh ndërkombëtar në bord për në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SNK) është planifikuar më 27 mars të këtij viti nga kozmodromi “Bajkonur”, njoftoi drejtori i fluturimit Tony Ceccacci në një konferencë për shtyp në Qendrën Kozmike “Lyndon B. Johnson” të Agjencisë NASA në Hjuston, Teksas.

Ekuipazhi do të qëndrojë në kozmos 167 ditë dhe duhet të kthehet në Tokë më 11 shtator. Në përbërje të ekspeditës në fjalë do të përfshihen komandanti Pavell Vinogradov, inxhinieri i bordit Aleksandër Misurkin dhe inxhinieri i bordit i NASA-s Christopher Cassidy.