Familja princërore Grimaldi ka kritikuar ashpër filmim mbi jetën e princeshës Grace Kelly me Nicole Kidman në rolin kryesor. Fëmijët e Grace Kelly - Albert, Caroline dhe Stephanie - kanë lëshuar një deklaratë zyrtare, në të cilën ata theksuan se nuk dëshirojnë të njehësojnë veten me personazhet e këtij filmi, njoftojnë mediat franceze. Autorët e kësaj deklarate theksojnë se ata disa herë me radhë janë drejtuar me kërkesën për të bërë ndryshime në skenarin e filmit, por ato nuk u morrën parasysh.

Producenti i filmit Pierre-Ange Le Pogam deklaroi se filmi nuk pretendon të shfaqë të vërtetën dhe se shumica e ndryshimeve të kërkuara nga pallati princëror janë mishëruar në jetë.

Filmi "Grace of Monaco" do të shfaqet në kinematë botërore në vitin 2014.