Nga 18 janari deri më 17 shkurt në Shtëpinë Qendrore të Artistëve të Moskës, në festivalin e natyrës së egër "Breshka e Artë", vizitorët do të kenë mundësinë të shikojnë foto të rralla dhe dokumentarë mbi kafshët e egra, të njihen me librat e fundit mbi ekologjinë si dhe të marrin pjesë në master klasa, njoftoi shërbimi për shtyp i Departamentit të Burimeve Natyrore të Moskës.

Festivali i organizuar në kuadrin e përvjetorit të 10-të të OKB-së për ruajtjen e diversitetit natyror, ka si qëllim rritjen e interesit të shoqërisë ndaj mjedisit, përfshirjen e fëmijëve në programet e njohjes me natyrën dhe vënien në dijeni të mbarë shoqërisë mbi iniciativat më të mëdha të ruajtjes së mjedisit.

Në ekspozitën e fundit të konkursit të fotografive "Breshka e Artë" morrën pjesë 3000 vetë nga 59 vende.