Është ende herët për likujdimin e të gjitha shtëpive të fëmijës (jetimoreve) në Rusi dhe dhënien e parave të caktuara për mbajtjen e tyre kujdestarëve, u shpreh Zëvendëskryetari i Dumës Shtetërore, Kreu i fraksionit të deputetëve të Partisë "Rusia e Bashkuar" Vladimir Vasiljev ditën e premte në një konferencë për shtyp. Kjo ide u përhap më herët në rrjetet sociale.

"Aktualisht ne kemi gjetur një numër të madh të njerëzish, të cilët duan të birësojnë fëmijë, por dikë e pengon burokracia, dikush ankohet se zyrtarët rusë preferojnë adoptuesit-amerikanë", deklaroi Vladimir Vasiljev duke iu përgjigjur pyetjes së audiencës në Internet: mos vallë ky projekt i partisë "Rusia e Bashkuar" do të shndërrohet në një Public Relations (PR) të radhës në mungesë të zgjidhjes reale?

Kryeministri dhe Lideri i Partisë "Rusia e Bashkuar", Dimitri Medvediev, më parë u sugjeroi bashkëpartiakëve të vet të zhvillojnë një projekt për zgjidhjen e problemeve të birësimit të jetimëve dhe jetës në shtëpitë e fëmijës (jetimore).