Forcat Ushtarake Ajrore të SHBA-ve me ndihmën e dy gjuajtësve “F-15” ulën në Seattle avionin e kompanisë ajrore “Alaska Airlines”, i cili po fluturonte nga Hawaii, pas një telefonate anonime në FBI ku u njoftua se një nga pasagjerët është terrorist, njoftojnë ditën e premte mediat amerikane.

Pas uljes së sigurt, bashkëpunëtorët e FBI-së morrën në pyetje të gjithë pasagjerët, emrat e të cilëve i artikuloi telefonuesi. Në FBI njoftuan se telefonata ka shumë mundësi të ketë qenë një alarm i rremë ose një rreng.

Nëse është kështu, zyra e FBI-së në Honolulu do të fillojë hetimin në lidhje me telefonuesin.