Britania e Madhe duhet të jetë e përgatitur për përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes që ndryshon vazhdimisht në Algjeri, ku tashmë ka viktima midis qytetarëve britanikë të marrë peng në një kompleks godinash banimi të kompanisë British Petrolium nga islamistët 2 ditë më parë, deklaroi ditën e enjte Kryeministri britanik, David William Donald Cameron.

Siç njoftojnë mediat e huaja nga vendi i ngjarjes, trupat ushtarake algjerianë mundën të çlirojnë vetëm një pjesë të kompleksit të banimit.

Në të njëjtën kohë, sipas njoftimeve të mediave zyrtare algjeriane, operacioni për shpëtimin e pengjeve përfundoi. Të dhëna zyrtare mbi numrin dhe përkatësinë kombëtare të viktimave nuk ka ende.