Reshjet e dendura të dëborës që kanë vërshuar mbi Moskë kanë paralizuar qarkullimin në qytet - bllokimit i trafikut për herë të parë këtë vit arriti maksimumin prej 10 pikësh. Automobilistët qëndrojnë të bllokuar në trafik gjysmë dite, shërbimet komunale pastrojnë dëborën gjatë 24 orëve, por punën e automjeteve të pastrimit të dëborës e pengojnë shoferët, të cilët nuk dëshirojnë të heqin dorë nga përdorimi i automjeteve personale në mot të keq.

Megjithatë ndërprerje të ngrohjes së banesave dhe transportit publik në qytet nuk ka patur. Ndryshe nga shumë moskovitë, dëborës i gëzohen banorët e kopshtit zoologjik në Moskë - arinjve polarë dhe majmunëve japonezë të species Macaca fuscata u pëlqen të shëtisin nën dëborë.

Sipas parashikuesve të motit, stuhia e dëborës në kryeqytet do të rreshtë vetëm të shtunën.