Lituania nuk ka ndërmend të ftojë përfaqësuesit e autoriteteve të Bjellorusisë në samitin në Vilnius, i cili zhvillohet me iniciativën e "Partneritetit Lindor", për shkak të kufizimeve të vendosura nga BE-ja, deklaroi të premten Këshilltarja e Presidentit të Republikës për Punët e Jashtme, Jovita Neliupsiene.

Marrëdhëniet e Minskut dhe BE-së u përkeqësuan në fund të shkurtit të vitit të kaluar, kur Bashkimi Europian deklaroi shkeljet e të drejtave të njeriut në Bjellorusi, duke zgjeruar sanksionet kundër Bjellorusisë, ndërsa Minsku si kundërpërgjigje u rekomandoi ambasadorëve të Polonisë dhe shteteve të Bashkimit Europian të braktisnin vendin për konsultime. Bashkimi Europian ka tërhequr të gjithë ambasadorët e BE-së nga Bjellorusia dhe në fund të marsit zgjeroi sërish listën e zyrtarëve dhe kompanive bjelloruse që preken nga këto sanksioneve.