Administrata e Barack Obama nuk pajtohet me vendimin e gjykatës amerikane për të ndërmarrë sanksione financiare kundër Rusisë në bazë të padisë së lëvizjes hebreje "Chabad-Lubavitch". Aplikimi i masave të tilla ndëshkuese nuk do të çojë në zgjidhjen e konfliktit, ndërsa vendosja e sanksioneve për mosrespektim të vendimit të gjykatës amerikane ndaj një shteti të huaj është krejtësisht pa vend në këtë rast, deklaroi ditën e enjte Zëdhënësi i Departamenti amerikan të Shtetit, Ariel Waagen.

Aplikimi i sanksioneve financiare nuk ka gjasa ta detyrojë Rusinë t’i dorëzojë koleksionin e Schneerson lëvizjes "Chabad-Lubavitch", vuri në dukje diplomati amerikan.