Rusia në vitin 2013 do të lëshojë nga kozmodromi “Bajkonur” vetëm 12 raketëmbajtëse "Proton-M" në vend të 17 të planifikuarave për shkak të kufizimeve të vendosuara nga Kazakistani në lidhje me problemet ekologjike. Moska gjithashtu mund të rishikojë kushtet e qirasë së “Bajkonur-it”, njoftoi ditën e premte një burim në industrinë kozmike ruse.

Pagesa e qirasë për kozmodromin “Bajkonur”, që i transferohet çdo vit Kazakistanit nga Rusia (115 milionë dollarë), që këtej e tutje do të varet nga shkalla e ngarkesës së kozmodromit.

Aktualisht në qytet jetojnë mbi 70 mijë vetë, buxheti vjetor i “Bajkonur-it” përbën më shumë se 25 milionë euro.