0Maketi i Expo Parkut, libri i ofertës së Ekaterinburgut dhe klipi multimedial informativ iu demonstruan ambasadorëve të huaj, përfaqësuesve të biznesit dhe qarqeve shoqërore të Rusisë.

Zëvendës Kryeministri i qeverisë së Federatës Ruse, Kryetari i Komitetit Organizativ për përgatitjen e zhvillimit të Expo 2020 në Ekaterinburg, Arkadi Dvorkoviç (Arkady Dvorkovich), vuri në dukje në fjalën e tij se Rusia e sotme, me traditat e saj kulturore dhe të biznesit, është një vend ideal për organizimin e Ekspozitës Botërore, i cili do të kontribuojë gjithashtu edhe në zhvillimin rajonal Rusisë. Sipas fjalëve të Zëvendëskryeministrit, Qeveria e Federatës Ruse ka ndërmend të zbatojë një sërë projektesh infrastrukturore në kuadër të përgatitjes për ekspozitën.

Guvernatori i qarkut të Sverdllovskut, Eugjeni Kujvashev, përmendi shembullin e pjesëmarrjes së rajonit të Uralit në Ekspozitat botërore, duke kujtuar pavijonin unikal rus të paraqitur në vitin 1900 në Paris dhe dekoratën e lartë që mori ai atje. Sipas fjalëve të Guvernatorit, potenciali i madh ekonomik i rajonit Sverdllovsk, me nivelin e tij të lartë të aktivitetit ekonomik dhe kulturor, mundëson realizimin e projekteve të klasit botëror. Expo 2020 do t’i japë qytetit një drejtim të ri të zhvillimit, vuri në dukje Eugjeni Kujvashev.

Shumë përfaqësues të shteteve të huaja kanë shprehur dëshirën për të vizituar Ekaterinburgun pasi u njohën me maketin e Expo Parkut të ardhshëm, i cili së shpejti do të paraqitet përpara publikut të gjerë. Për ndërtimin e objekteve të Ekspozitës Universale Botërore do të caktohen më shumë se 500 hektarë tokë. Përkatësisht shkallës së zhvillimit të këtij aktiviteti, Ekspozita Botërore në Rusi mund të bëhet evenimenti i dytë pas Expo 2010 në Shangai.

Plani i përgjithshëm i Expo 2020 përfshin në vetevete: ndërtimin e pavijoneve dhe infrastrukturës së ekspozitës, kompleksit të banimi, sallës ekspozuese "Rusia" me një sipërfaqe totale prej mbi 90.000 metra katrore, kompleksit multi-funksional për zhvillimin e aktiviteteve publike.

0Gjatë mbajtjes së Expo 2020 në Ekaterinburg planifikohet pjesëmarrja e rreth 150 vendeve, kurse numri i përgjithshëm i vizitorëve t’i tejkalojë të 32 milionë vetët në gjashtë muaj. Tema e aplikimit të Rusisë - "Intelekti Global. E ardhmja e globalizimit dhe ndikimi i tij në botën tonë".