Autoritetet e shtetit amerikan të Chicago-s filluan të premten zhvarrosjen e radhës të trupit të burrit, i cili u helmua pas shpalljes së fitores së tij në një llotari. Sipas të dhënave të mediave, mjekët ligjorë të Cook County do të kryejnë një tjetër autopsi për të zbuluar më shumë detaje në lidhje me vdekjen e Uruzh-Khan.

Ai vdiq në korrik të vitit 2012, pa arritur të merrte shumën e parave të fituara prej $ 425.000. Ekspertiza e kryer më vonë arriti në konkluzionin se Khan kishte vdekur nga shkaqe të natyrshme, por familja e tij insistoi për zhvillimin e një hetimi të dytë, në rrjedhën e të cilit u zbulua se personi në fjalë ishte helmuar me cianid.