Terroristët somalezë të grupit "Al-Shabaab", të cilët rrëmbyen agjentin e shërbimeve sekrete franceze Dennis Alex, deklaruan në mikroblogun në "Twitter" se pengu u ekzekutua. Në prag ata njoftuan se francezi u dënua me vdekje.

Autoritetet franceze, nga ana tjetër, i quajnë këto njoftime si dëshirë të terroristëve për të fituar famë, sepse, sipas tyre, në atë kohë Dennis Alex ishte i vdekur.

Të shtunën e kaluar forcat speciale franceze dështuan në Somali me operacion për lirimin e agjentit të shërbimit sekret francez. Ministria e Mbrojtejes e Francës njoftoi mbi vdekjen e dy ushtarëve dhe pengut dhe deklaroi mbi likuidimin fizik të 17 militantëve.