Terroristët algjerianë, të cilët rrëmbyen pengjet e huaja, kërkojnë t’u vihen atyre në dispozicion 20 xhipa dhe një korridor i sigurt kalimi deri te kufirin me Malinë, njofton ditën e enjte gazeta "El-Khabar". Përndryshe ata kërcënojnë të vrasin pengjet.

Të mërkurën, herët në mëngjes, rreth 20 terroristë sulmuan ekspertët algjerianë dhe ata të huaj, të cilët punonin në vendburimet e gazit natyror në shkretëtirën në afërsi të qytetit Amenas, rreth 100 kilometra larg kufirit me Libinë. Militantët mbajnë peng aktualisht rreth 40 persona, midis të cilëve qytetarë të SHBA-së, Francës, Britanisë së Madhe, Norvegjisë dhe Japonisë.

Në këto momente terroristët së bashku me pengjet janë bllokuar nga forcat e sigurisë.