Kompania ruse "Gazprom" dhe ajo kroate "Plinacro" nënshkruan në Zagreb planin e realizimit të projektit "South Stream". Bëhet fjalë për ndërtimin e një degëzimi që lidh tubacionin qendror të "South Stream" me Kroacinë me një vlerë prej 60 milionë $.

Plani parashikon krijimin e sipërmarrjes së përbashkët “South Stream Croatia” me kapital të barabartë të kompanive “Gazprom” dhe "Plinacro". Detyra e sipërmarrjes në fjalë do të jetë ndërtimi i tubacionit të gazit brenda periudhës kohore 2013-2015 nga qyteti i Sotin deri në kufirin me Serbinë. Kapaciteti i tubacionit do të mundësojë transportimin e 2.7 miliardë m3 gazi natyror në vit.