SHBA-të morrën vendimin për të "pezulluar përkohësisht" fluturimet e avionit "Boeing-787" - "Dreamliner" derisa të përcaktohen shkaqet e problemeve teknike që kanë lindur kohët e fundit në këta aeroplanë të rinj, njoftoi ditën e mërkurë Administrata Federale e Aviacionit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më herët, "Boeing 787" i kompanisë ajrore japoneze “ANA” realizoi një ulje emergjente në aeroportin e qytetit Takamatsu, në jugperëndim të Japonisë për shkak të disa problemeve me një nga bateritë. Që nga fillimi i javës së kaluar, ky u bë incidenti i 7-të me avionët "Dreamliner" të transportuesit ajror japonez. Në këtë vend është pezulluar gjithashtu funksionimi i aeroplanëve të këtij lloji.