Rusia ka arritur suksese të caktuara në përmirësimin e klimës së saj të investimeve dhe mund të arrijë edhe më shumë në qoftë se do të realizohet politikat koherente. Për këtë deklaroi Drejtori i Departamentit të treguesve globalë dhe analisti i Bankës Botërore, Augusto Lopez Claros, në një konferencë të mbajtur në kuadër të Forumit Gaidar në Moskë.

Në renditjen e Bankës Botërore "Drejtimi i biznesit" Rusia përmirësoi pozicionin e saj duke u zhvendosur nga vendi i 120-të në atë të 112-të. Renditja botërore përfshin 185 vende dhe kryesohet për të shtatin vit me radhë nga Singapori.

Forumi Gaidar është një platformë autoritare ndërkombëtare për diskutimet e çështjeve kyçe të lidhura me zhvillimin e Rusisë dhe botës.