Ministri i Jashtëm rumun Titus Corlatean akuzoi politikanët e Britanisë së Madhe për diskriminimin e bashkatdhetarëve të tij.

"Tema e rumunëve po përdoret përsëri në fushatën zgjedhore me qëllim fitimin e kapitalit politik. Do të ishte mirë që të mos harrojmë se rumunët kanë dhënë kontributin e tyre në kuadër të prosperitetit dhe rritjes ekonomike të shumë vendeve anëtare të BE-së, duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe. E kanë dhënë këtë kontribut nëpërmjet punës fizike, të cilën, me sa duket, të tjerët nuk donin ta bënin", - deklaroi sot para gazetarëve Corlatean.

Me këto fjalë e komentoi Ministri fushatën zgjedhore të zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar nga Partia e Pavarësisë kundër emigrantëve nga Rumania dhe Bullgaria.