Bashkëpunëtorët e organizatës kërkimore “Public Policy Polling” anketuan 800 amerikanë në lidhje me faktin se cilat tema u interesojnë atyre më shumë.

Studimi tregoi se politikanët, për të cilët të gjithë kanë folur shumë në prag të zgjedhjeve presidenciale, u interesojnë qytetarëve të zakonshëm amerikanë shumë më pak se sa insektet shtëpiake, morrat dhe madje Genghis Khan. Amerikanët janë gjithashtu të shqetësuar në lidhje me problemet e bllokimit të trafikut, pasojat e kolonoskopisë dhe blerjen e automjeteve të përdorura.

Megjithatë, duhet konstatuar se politikanët janë ende më popullorë se sa gonorrea, huliganët në sheshet e lojrave të fëmijve, komunizmi dhe Koreja e Veriut.