Forumi i Parë global i dëborës, i cili i kushtohet çështjeve të krijimit të kushteve të favorshme për jetesë në territoret e mbulura nga bora, u hap ditën e enjte në Novosibirsk (Siberi), njofton korrespondenti i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".

Shkencëtarët dhe ekspertët vënë në dukje se edhe tani, në periudhën e të ashtuquajturës ngrohje globale, sasia e dëborës nuk po pakësohet, përkundrazi është në rritje. Ajo po mbulon madje edhe rajonet e Lindjes së Mesme, pa përmendur këtu faktin që rezervat e dëborës po akumulohen në Alpet e Evropës.

Në programin e Forumit tre ditor përfshihen - Kongresi "Ekologjia e territoreve veriore" si dhe ekspozitat ndërkombëtare "Dëbora dhe ekonomia urbane" dhe "Industria e sporteve dimërore dhe pushimit".