Policia e qytetit koreano-jugor të Daejeon arrestoi një 50-vjeçar, i cili hapi zjarr me pushkë pneumatike në pavionin e lindjeve të spitalit lokal dhe plagosi me thikë disa punonjës të stafit mjekësor.

Të gjithë të plagosurve iu dha ndihma e nevojshme urgjente mjekësore. Për fat të mirë nënat dhe të porsalindurit nuk u lënduan gjatë sulmit.

I arrestuari Lee shpjegoi se e kreu krimin pasi humbi një çështje gjyqësore kundër spitalit në fjalë.