Moska është tejet e indinjuar nga vendimi i gjykatës amerikane në lidhje me koleksionin e “Schneersohn” dhe synon të japë "një përgjigje të ashpër" në rast të arrestimit të pronës shtetërore ruse, thuhet në Departamentin e informacionit dhe shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Në fund të korrikut të vitit 2011 gjykata amerikane vendosi të fillojë procesin e kthimit të koleksionit të librave të klerikut hebre (rabinit) Yosef Yitzchak Schneersohn Lëvizjes fetare hereje "Chabad-Lubavitch", të cilat aktualisht i përkasin fondit të bibliotekës së Federatës Ruse.

Ditën e mërkurë gjykata e rrethit Columbia obligoi qeverinë ruse të paguajë nga 50 mijë dollarë çdo ditë deri në datën e kthimit të koleksionit hasidëve amerikanë.

"Chabad" si një "masë të përkohshme" kërkoi arrestimin e pronës shtetërore ruse në SHBA.