Në takimin e Forumit Botëror të Dëborës në Novosibirsk u miratua Karta e Dëborës, njofton korrespondenti i "Zërit të Rusisë".

Në Kartë thuhet se vendet me dëborë, në të cilat ka shumë burime të ujit të ëmbël, pyje, naftë, gaz dhe minerale të tjera të dobishme, ekzistojnë perspektiva të mëdha zhvillimi dhe banorët e këtyre zonave duhet të kujdesen për këto burime natyrore në mënyrë që t’i ruajnë ato për brezat e ardhshëm.

Në forum morrën pjesë mbi 500 përfaqësues të organeve shtetërore, biznesit, shkencës dhe sporteve nga Rusia, Norvegjia, Austria, SHBA-ja, Franca, Suedia, Finlanda, Sllovenia dhe vende të tjera.