Militantët hodhën në erë një uzinë nafte dhe gazi në Algjeri, ku më shumë se një ditë u mbajtën peng punonjësit vendas dhe ata të huaj të koncernit shtetëror “Sonatrach”, njoftuan mediat vendase.

Pak kohë më parë forcat speciale të sigurisë algjeriane me ndihmën e helikopterëve luftarakë filluan ndërhyrjen ushtarake në kompleksin e naftës. U njoftua për vdekjen e 35 pengjeve. Sipas të dhënave të pakonfirmuara gjallë mbetën 7 shtetas të huaj, ndër të cilët ka të plagosur rëndë.