Më shumë nga kriza në Europë vuajnë markat e makinave luksoze dhe prodhuesit zviceranë të orave. Ndërsa sektori i modës ndjehet mjaft mirë.

Janë konsumatorët ata që i garantojnë suksesin gjigantëve të modës. Sipas të dhënave të firmës analitike Bain & Co, shitjet e veshjeve të shtrenjta, aksesoreve, produkteve kozmetike dhe parfumerisë vitin e kaluar u rritën me 10%, duke arritur një shumë prej 275 miliardë $. Analistët njoftojnë se shitjet në këtë segment vazhdojnë të jenë në rritje për të tretin vit radhazi.

Specialistët besojnë se suksesi i biznesit të modës lidhet kryesisht me kërkesën e madhe në tregjet e reja - Kinë, Brazil dhe Indi.