Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) e privoi çiklistin garues amerikan Lance Armstrong nga medalja e bronzit e Lojrave Olimpike të vitit 2000 në Sydney, njofton Agjencia Associated Press, duke cituar burimet e veta. Tani çmimi duhet t’i kalojë çiklistit garues spanjoll Abraham Olano, i cili zuri vendin e katërt në atë garë.

Armstrong u shpall fajtor për përdorimin e preparateve mjekësore të ndaluara pas një hetimi të Agjencisë Amerikane Antidoping. Në tetor të vitit 2012 sportistit iu anulluan rezultatet e pjesëmarrjeve në të gjitha garat, duke filluar që nga viti 1998.