Në ishullin Geojedo të Koresë së Jugut, në kantierin e ndërtimit të anijeve “Daewoo Shipbuilding & Marine Engineering Co.Ltd”, u zhvillua ceremonia e vënies së emrit të cisternës së madhe, të ndërtuar me porosi të partnerit rus - grupit të kompanive “Sovcomflot” (russ. «Совкомфлот»).

Gjiganten me gjatësi 250 metra dhe gjerësi 46 m e emërun për nder të avokatit të famshëm detar rus Anatoli Kollodkin. Tani një prej cisternave të naftës më të avancuara nga ana teknologjike dhe ekologjike në botë do të nisë lundrimin e saj të parë nëpër ujërat e Detit Balltik.

Unikaliteti i cisternës qëndron në faktin se ajo mund të mbartë sasi të mëdha ngarkesash - nga 3 mijë deri në 5 mijë ton më shumë se anijet e tjera me të njëjtat shpenzime të energjisë.