Kompania ajrore "Air India", pas transportuesve ajrorë në Japoni dhe SHBA, morri sot vendimin për të pezulluar përkohësisht fluturimet e gjashtë avionëve të vet "Boeing 787" - "Dreamliner" deri në momentin e përcaktimit të shkaqeve të problemeve teknike në to.

"Air India" i porositi kompanisë "Boeing" 27 avionë “Dreamliner”, të parin nga të cilët e mori në shtator të vitit të kaluar. Dhe fluturimi i parë i tij nga New Delhi në Bangalore u realizua me një vonesë prej 40 minutash për shkak të problemeve që lindën me sistemin e ftohjes.

Fluturimet e tre avionëve "Boeing-787" i pezulloi edhe kompania ajrore e Kilit “LAN Airlines”.