Zëvendëspresidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, përcolli fjalimin e Presidentit Hugo Chavez, në të cilin ai falenderon forcat e armatosura të vendit për besnikërinë dhe dashurinë e tyre. Për këtë njoftojnë mediat lokale.

Vetë Hugo Chavez aktualisht ndodhet në Havana ku po kalon kursin e rehabilitimit pas operacionit.

Deklarata e Zëvendëspresidentit u bë pas thirrjes së Liderit të opozitës venezueliane, Henrique Capriles, për paraqitjen e dëshmive në lidhje me faktin që Hugo Chavez, i cili nuk është dukur në publik gjatë pesë javëve të fundit, është ende gjallë.