Helikopterët e Forcave Ushtarake Ajrore të Algjerisë bombarduan të enjten objektin e kompanisë BP (British Petroleum) në In Amenas, ku militantët mbajnë të ngujuar pengjet, njofton Agjencia Reuters.

Sipas të dhënave të fundit, si pasojë e sulmeve ajrore, u plagosën dy pengje japoneze.

Ndërkohë, mediat lokale njoftojnë se disa prej pengjeve kanë arritur të shpëtojnë.

Militantët mbajnë peng 40 persona, duke përfshirë mes tyre shtetas të SHBA-së, Francës, Britanisë së Madhe, Norvegjisë, Japonisë si dhe rreth 150 shtetas algjerianë.