Dy programuesit çekë të lojës ushtarake video (videogame) “Arma 3”, të cilët u arrestuan në fillim të shtatorit të vitit 2012 në Greqi të dyshuar për spiunazh, u liruan nga autoritetet greke. Informacioni përkatës u përhap nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke.

Pagesa për lirimin me kusht prej 5 mijë euro për secilin qytetar çek u krye në përputhje të plotë me kërkesat e autoriteteve greke. Pas kësaj Martin Pezlar dhe Ivan Buchta u liruan.

Programuesit u arrestuan më 9 shtator në ishullin grek Lemnos kur po filmonin disa objekte ushtarake, sipas fjalëve të tyre, të nevojshme për një lojë kompjuterike.