Gaforret, por ndoshta edhe përfaqësuesit e tjerë të familjes së krustaceve, mund të ndjejnë dhimbjen, mendon një grup studiuesish britanikë nga Queen's University Belfast.

Gjatë një eksperimenti gaforret duhet të zgjidhni një nga dy shpellat në akuarium.

Studiuesit zbuluan se kafshët mësuan shumë shpejt të evitonin shpellën, në të cilën ato i nënshtroheshin goditjes elektrike.

Hulumtimi i shkencëtarëve mund të ushtrojë një ndikim të madh në industrinë gastronomike. Aktualisht kuzhinierët shpesh u presin grepat (thumbat) gaforreve të gjalla ose i hedhin karavidhet në ujë të vluar.