Në shtator të vitit 2013 në Indonezi do të mbahen stërvitjet antiterroriste të vendeve anëtare të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ang. Association of SouthEast Asian Nations, ASEAN) dhe të tetë partnerëve të tyre "të dialogut", përfshirë këtu edhe Rusinë.

Manovrat ushtarake nën devizën "Përtej kufijve të kapacitetit të policisë" do të zhvillohen në Sentul, në pjesën perëndimore të ishullit Java. Në to planifikohet të marrin pjesë forcat speciale të të gjitha vendeve anëtare të ASEAN, si dhe Rusisë, Australisë, Indisë, Kinës, Zelandës së Re, SHBA-së dhe Japonisë. Edhe Britania e Madhe synon të dërgojë vëzhguesit e saj në Java.

Në ASEAN përfshihen Indonezia, Malajzia, Singapori, Tajlanda, Filipinet, Brunei, Vjetnami, Laosi, Mianmari dhe Kamboxhia. Statusin e vëzhguesve specialë në të e kanë fituar Timori Lindor dhe Papua Guinea e Re.