Agjencia Hapësinore Evropiane (ang. European Space Agency, ESA) do të marrë pjesë në zhvillimin e anijes së re kozmike amerikane të përdorimit të shumëhershëm "Orion", me të cilën SHBA-ja planifikon për rreth 20 vjet të dërgojnë astronautët e vet në Mars. Siç njoftojnë në NASA, marrëveshja e ESA-s parashikon zhvillimin e modulit të shërbimit për "Orion" në bazë të anijes evropiane të mallrave, të përdorur në kuadër të realizimit të programit të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN).

Në modulin e shërbimit do të vendoset gjeneratori (dinamo) i energjisë së "Orion", me ndihmën e të cilit ai do të jetë në gjendje të manovrojë në hapësirë. Në të do të ndodhen gjithashtu edhe sistemet e garantimit të jetesës së ekuipazhit.