Të enjten në mbledhjen e aksionerëve të bursës së letrave me vlerë të Varshavës u morr vendimi për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bordit drejtues, Ludwik Sobolewski, i cili e mbante këtë post që nga viti 2006, njofton faqja e Internetit e gazetës "Puls Biznesu".

Shkak i shkarkimit të tij nga detyra u bë "shkelja e etikës së biznesit". Në dhjetor të vitit 2012 një nga gazetat e biznesit shkroi se Sobolewski i propozonte kompanive, aksionet e të cilave tregtoheshin në bursën e Varshavës, të financonin xhirimet e një filmi të ri, ku rolin kryesor duhej ta luante e dashura e tij shumë e re në moshë.

Informacioni i publikuar u konfirmua dhe në muajin dhjetor Sobolewski-n e mënjanuan nga drejtimi i bursës.