Djali i madh i Muammar Gaddafit, Saif al-Islam, që nga zënia e tij rob më shumë se një vit më parë doli para gjyqit në qytetin e Zintan, në lindje të Libisë, njoftoi Prokuroria e Përgjithshme e vendit.

Autoritetet libiane e akuzojnë Seif al-Islam Gaddafi për dëmtim të sigurisë kombëtare, tentativë për arratisje nga burgu dhe përdhosje të flamurit kombëtar. Ndërkohë që Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) e akuzon djalin e Gaddafit për vrasje dhe shkeljet të të drejtave të njeriut.

Djali i madh i liderit libian të rrëzuar nga pushteti dhe dy prej bashkëpunëtorëve të tij u arrestuan në nëntor të vitit 2011.