Autoritetet britanike bënë publike listën e dhuratave të marra nga Mbretëresha Elizabeta II me rastin e përvjetorit të saj të diamantë të qeverisjes.

Në vitin 2012 Mbretëresha Elizabeta II mori si dhurata një kllëf të thurur për filxhanin e çajit, 78 portrete të saja, tri frone, një kade me reçel dhe një krevat për qenushin në formën e kurorës mbretërore.

Përveç kësaj, në nder të Mbretëreshës një pjesë e Antarktidës mori emrin e saj. Asaj i dhuruan një elefant të vogël aziatik, një maket karroce me kuajsh, të punuar me vezë struci, 81sende të qëndisura, maketin e Tower Bridge nga projektuesi, një fanellë të ekipit kombëtar të futbollit të Brazilit, 9 puzzles dhe një kulaç.