Në Teheran rifilluan negociatat mes përfaqësuesve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA - International Atomic Energy Agency, IAEA) dhe Iranit lidhur me programin bërthamor të këtij të fundit, njoftoi Agjencia e lajmeve ISNA.

Sipas ISNA, "negociatat teknike" të zhvilluara të mërkurën patën si qëllim gjetjen e "përgjigjeve ndaj pyetjeve nga ana e ANEA-s".

Inspektorët e Agjencisë kërkojnë të kenë një akses më të gjerë në objektet iraniane, me pretendimin se ata disponojnë prova të zhvillimit të kërkimeve bërthamore në territorin e Iranit para vitit 2003.