Si pasojë e sulmeve të helikopterëve luftarakë algjerianë mbi kompleksin e gazit në Sahara mbetën të vrarë 35 pengje dhe 15 islamistë-pengmarrës, njofton kanali televiziv "Al Jazeera". Mes viktimave ka edhe shtetas të huaj. Sipas të dhënave të kanalit televiziv, në mesin e terroristëve të vdekur është dhe lideri i tyre.

Më parë ishte njoftuar se terroristët qenë kërcënuar të vrisnin pengjet në rast të ndonjë sulmi nga ana e trupave ushtarake algjeriane.

Të mërkurën disa dhjetëra militantë të një grupi ekstremist zaptuan një objekt të nxjerrjes së naftës në juglindje të Algjerisë.