Astronomët krahasuan përmasat e vrimave të zeza shumë të mëdha në galaktikat e largëta nëpërmjet teleskopëve "Keck", "Hubble", "VLT" dhe arritën në konkluzionin se ato rriten shumë më shpejt se sa mendohej më parë, thuhet në një artikull të revistës "Astrophysical Journal".

Çdo rritje dhjetëfish e përmasës së një galaktike shoqërohet me një rritje 100-fish të përmasës së një vrimë të zezë. Ky zbulim mund të përmbysë plotësisht teorinë e shkencëtarëve mbi evolucionin e galaktikave.

Vrimat e zeza me përmasa të mëdha ekzistojnë në qendër të pothuajse çdo galaktike. Përmasa e tyre është disa miliona herë më e madhe se ajo e Diellit. Ato periodikisht përpijnë yje, trupa të tjerë qiellorë dhe gaz.