Anija e madhe e desantit e Flotës ruse të Balltikut "Kaliningrad" (russ. "Калининград") hyri sot në portin e Novorossijskut, ndërsa më vonë po atje do të mbërrijë edhe anija tjetër e madhe e desantit "Aleksandër Shabalin" (russ. "Александр Шабалин"). Anijet do të marrin në bordin e tyre disa njësi të teknikës ushtarake. Pas rreth një jave ato do të kthehen në Detin Mesdhe dhe do të ankorohen në portin Tartus të Sirisë, njoftuan ditën e enjten në Shtabin e Përgjithshëm të Rusisë.

Lundrimet vajtje-ardhje të anijeve të Flotës së Balltikut në Tartus do të përfundojnë. Pas pjesëmarrjes së tyre në manovrat ushtarake të grupit të përbashkët të disa flotave të Forcave Ushtarake Detare ruse, të cilat do të zhvillohen në fund të janarit pranë bregdetit sirian, anijet "Kaliningrad" dhe "Aleksandër Shabalin" do të kthehen në Balltijsk.