Sipërmarrësi kanadez Jay Godsall ka propozuar dërgimin e medikamenteve në zonat e thella të Afrikës me dirizhablët e prodhuar nga kompania e tij “Solar Ship”, të cilët fluturojnë në sajë të energjisë diellore.

Mjeti fluturues në fjalë është hibrid i një balone (aerostati) të mbushur me helium dhe një avioni të lehtë. Motorët e tij punojnë me energjinë e përftuar nga panelet diellore. Për uljen e dirizhablit me energji diellore mjafton një shesh i vogël.

Një pengesë serioze për përhapjen masive të këtyre mjeteve fluturuese për qëllime humanitare në Afrikë mund të jetë çmimi i tyre. Për blerjen e dirizhablit më të vogël porositësi duhet të paguaj 1.000.000 $, ndërsa kostoja e qirasë mujore të tij është 30.000 $.