Rreth 180 pengje arritën t’u shpëtonin terroristëve që sulmuan kompleksin e naftës dhe gazit në juglindje të Algjerisë. Brenda në ndërtesën e zaptuar ka ende pengje, njofton Agjencia Reuters.

Autoritetet algjeriane konfirmuan se ushtria filloi operacionin për lirimin e pengjeve në vendburimin e gazit. Si pasojë e hapjes së zjarrit nga helikopterët ushtarakë mbi kompleksin e godinave të banimit të kompanisë BP (British Petroleum) u vranë 35 shtetas të huaj dhe 15 militantë islamikë.

Sipas informacionit të Agjencisë VAN, 7 shtetas të huaj mbahen ende peng nga islamistët. Midis të mbijetuarve janë 3 shtetas belgë, 2 amerikanë, 1 japonez dhe 1 britanik.