Situata në Mali kërcënon sigurinë e gjithë Europës dhe Gjermanisë në veçanti, deklaroi Kancelarja gjermane Angela Merkel të mërkurën pas një takimi në Berlin me Presidentin e Bregut të Fildishtë, Kreun e Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (The Economic Community of West African States) Alassane Dramane Outtara. Sipas mendimit të saj, terrorizmi në Mali përbën kërcënim jo vetëm për Afrikën, por edhe për Europën.

Ndërkohë ushtarët francezë u përfshinë në operacionin tokësor kundër rebelëve, të cilët kanë marrë nën kontroll veriun e Malit dhe kanë filluar luftimet trup me trup.