Kompania “TAQA Bratani”, e cila i përket hollding-ut The Abu Dhabi National Energy Company (PJSC ose TAQA) mbylli tubacionin e naftës “Brent System” në pjesën britanike të Detit të Veriut për shkak të një rrjedhje të brendshëm të gazit në platformën “Cormorant Alpha”. Kjo çoi në mbylljen e tetë platformave të tjera. Nuk ka emetime të gazit në mjedisin përreth. Personeli u evakuua nga platforma me helikopter.

0Tubacioni i naftës “Brent System” ka një kapacitet prej rreth 100 mijë fuçi në ditë. Në vitet 1989 dhe 1992 në platformë kanë ndodhur incidente, të cilat sollën si pasojë humbjen e jetëve njerëzore.