Numri i pelegrinëve rusë që kanë qenë në Tokën e Shenjtë gjatë vitit të kaluar arriti në rreth 500 mijë vetë. Numri total i turistëve dhe pelegrinëve që kanë vizituar këtë rajon në vitin 2012 shënoi një shifër rekord, duke i tejkaluar të 3 milionë vetët. Kjo u deklarua nga Kryetari i bashkisë së Jeruzalemit, Nir Barkat, gjatë një vizite në Misionin Fetar Rus në Jeruzalem (Russian Ecclesiastical Mission in Jerusalem).

Kryebashkiaku i uroi anëtarët e misionit me rastin e Krishtlindjeve dhe ftoi Kreun e tij, Arkimandritin Isidor (Minaev), të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare "Qytetet botërore të pelegrinazhit", e cila do të mbahet në pranverë në Jeruzalem.