Vitin e kaluar Rusia ka paguar 221 milionë rubla në kuadër të zbatimit të vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut (European Court of Human Rights). Kjo u njoftua sot nga Ministri rus i Drejtësisë Aleksandër Konovallov gjatë "orës së qeverisë" në Dumën Shtetërore. Ai gjithashtu theksoi se vitin e kaluar Rusia humbi 123 çështje gjyqësore në Gjykatën Europiane.

Sipas fjalëve të Ministrit, në vitin e fundit ka rënë ndjeshën fluksi i padive drejtuar Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut nga Rusia.